25/01/2025

Xhihan Adili talenti nga Shkupi që së fundmi ishte pjesë e klubi futbollistik “Bellasica” është transferuar në superligën e Kosovës tek ekipi i Drenicës.

Mbrojtësi i krahut është prezantuar zyrtarisht ditën e djeshme nga ana e klubit dhe sipas raportimeve nga mediat kosovare drejtuesit e klubit drenicak presin shumë nga Adili.

Ai është një futbollist i përgatitur,i shkëlqyer dhe i forte. Mediat sportive thonë se secila skuader do t’dëshironte t’a kishte në mesin e tyre.

Le të ngelemi me shpresëm se Xhihanit nuk do t’i mungoj shkëlqimi në asnjë moment,në fushën e blertë.

Ndryshe, Xhihan Adili është product i akademisë së klubit futbollistik Shkupi nga Çairi.