Në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur lajmet dhe videot të cilët thonë se aktorja e njohur turke, Cansu Dere ka humbur jetë pas tërmetit të fuqishëm që goditi një pjesë të Turqisë.
Megjithatë, mediat ndërkombëtare dhe ato turke nuk kanë konfirmuar ose demantuar një gjë të tillë.
Në një artikull të gazetës archyde.com thuhet se shtypi turk nuk ka publikuar asnjë informacion lidhur me aktoren në fjalë dhe se gjendja e aktorëve të filmave turk është ndër temat që diskutohet më së shumë pas tërmetit.
“Gjendja e të famshmëve ishte ndër më të konsultuarat nga teleshikuesit. Shtypi turk nuk ka publikuar asnjë informacion zyrtar për zhdukjen apo vdekjen e Cansu Dere.Gazetarja Birsen Altuntas vuri në dukje se Cansu Dere do të jetë pjesë e një fushate të Disney Plus për të mbështetur viktimat e lëna nga tragjedia. Komunikuesi turk ka përfshirë edhe Can Yaman dhe Demet Ozdemir si figura të tjera televizive që i bashkohen nismës.”, thuhet mes tjerash në shkrimin e Archyde.com.
Megjithatë, Cansu Dere nuk është e vetmja aktore që është në bisedat e njerëzve pasi ata janë disa aktorë në Turqi që janë pjesë e thashethemeve të vazhdueshme të vdekjes. Mediat sociale janë përmbytur me thashetheme për vdekje që kur Turqia u godit nga një tërmet 7.8 ballë. Këtu kemi ardhur me këtë artikull për të bërë të qartë nëse thashethemet për vdekjen e Cansu Dere janë të vërteta apo jo.