Pos Dardan Molliqajt, Thaçin dhe të tjerët në Hagë i ka vizituar edhe Qëndron Kastrati.
Nga atje, ai ka bërë një përshkrim, ku ka treguar gjendjen e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ky udhëtim ishte në kohë, pasi, në Hagë jetohet në vitet 1997-99 dhe se duke u gjykuar kjo ushtri, po paguhet çmimi i lirisë, shkruan Syri Kosova.
Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
“I pamë dhe i takuam të gjithë. Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Sali Mustafën, Pjetër Shalen, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin. Respektivisht, aty ishte politika e luftës; informimi e fjala e saj; zbulimi e guerilja; disiplina e mbikëqyrja.
Bisedat tona janë endur, janë përzier e janë kryqëzuar. Disa prej tyre nuk i kishim njohur personalisht. Nga atje, Prishtina e vitit 2023 është shumë larg. Distanca është sidomos kohore. Aty jetohet në vitet 1997-1999. Aty gjykohet UÇK-ja, aty paguhet ende çmimi i lirisë” tha ndër tjera Kastrati.
Statusi i plotë:
