26/04/2025

Ka nisur takimi mes të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe Kryeministrin të vendit, Albin Kurti.

Lajçak tanimë veçse ka arritur në vendin ku do të takohet me dyshen, Kurti dhe Bislimi, raporton nga vendi i ngjarjes për Gazetën Online Reporteri.net, gazetar Venhar Isufi.

Lajçak dhe Kurti po takohen për një drekë pune ku siç bëri të ditur kreu i ekzekutivit sot do të diskutojnë për gjashtë kushtet që ai ka përmendur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

permalink