Tre burra dhe një grua janë larguar nga enti special i cili gjendet në Shtime. Policia ka njoftuar se largimi i tyre ka ndodhur dje rreth orës 16 pasdite.
Ka qenë enti special që ka njoftuar rastin në polici.
Për këtë ngjarje janë njoftuar të gjitha njësitet policore. Rasti është inicuar si persona të zhdukur.