18/07/2024

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim dega, Bërvenicë, Arkin Jahiji në rolin e nikoqirit ka pritur sonte në takim, liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe përfaqësuesit e ekszekutivit me në krye zv. Kryeministrin e parë, Artan Grubi.

Në fjalimin e tij para banorëve të vendbanimit të tij, Jahiji ka thënë se gjithmonë ka dëgjuar hallet dhe kërkesat e banorëve të vendit, po edhe me mërgimtarët gjithnjë sipas porosisë dhe “amanetit” të kryetarit, Ali Ahmeti.

“BDI më 19 qershor 2022 mbajtizgjedhjet e mbrendshme partiake me parimin 1 anëtar 1 votë, ku u zgjodhen të gjitha organet partiake, pasi na u ndan certifikatat nga lideri Ali Ahmeti ai na porosity që të jemi në shërbim të qytetarëve, të punojmë dhe të moj bëjmë dallime. Gjatë kësaj kohe kam dëgjuar brengat dhe kërkesat e banorëve dhe mërgimtarëve tanë. Kërkesat janë përcjellur tek organet partiake për te pasuar me përkrahje në projekte lokale, qoftë instrasftukturë rrugore, investime në shkolla apo projekte tjera. Iniciativa juaj për nëj front të përbashkët është shumë legjitime, për 20 vite u munduan të ju fitojnë por nuk ju mundën, prandaj duhet rreshtuar krah teje. BDI ka vend për të gjithë”, deklaroi Jahiji