14/07/2024

Nesër në Qeveri, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe Paolo Orisni, drejtor i Kompanisë “IRD Engineering”, e përzgjedhur si firmë këshilluese për mbikëqyrjen e transaksioneve, do të nënshkruajnë Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D.
Siç njoftohet nga Qeveria, të pranishëm në aktin e nënshkrimit do të jenë edhe kryetari i Qeverisë Republikës së Maqedonise së Veriut, Dimitar Kovaçevki dhe nënkryetari i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, të cilët pritet që të mbajnë fjalime rasti.
Realizimi i këtyre dy projekteve, është ndër qëllimet më ambicioze të Qeverisë së Maqedonisë.