18/07/2024

Sekretari gjeneral i BDI-së, Faton Ahmeti në fjalimin e tij para banorëve të fshatit Ҫellopek, komuna e Bërvenicës ka thënë se BDI-ja sonte zhvillon takimin e 18-të me qytetarët.

Ai shtoi se kjo prezencë masive tregon përkahje dhe disponim nga të gjithë për të biseduar e ndihmuar funskionarët e BDI-së.

“Ky është takimi i 18 me radhë që në zhvillojmë më anëtarësinë që kemi dhe kjo prezencë massive tregon përkahje dhe disponim nga të gjithë për të biseduar me ne dhe për ta përmbushur edhe këtë hap drejt integrimit të vendit në BE. Na priftë e mbara në sfidat e ardhshme dhe dalshim faqebardhë!”, deklaroi Ahmeti.