Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shoqëruar kreun e BDI-së, Ali Ahmetin në takimin që ky i fundit realizoi sot takim me banorët e Bërvenicës, rrespektivisht banorët e fshatit Ҫellopek.
Grubi ka thënë se ekipi i BDI-së, si në Qeveri me ministrant, po edhe në Kuvend me deputet po bën maksimumin për të realizuar projektin.
Grubi shtoi se në këtë mandat shqiptarët kanë arritur gjëra të cilët më herët as nuk i kanë ëndërruar.
“18 takime janë bë brenda dy jave dhe mua më pëlqen shumë bashëbisedimi me qytetarë. Sot kishim tre seanca qeveritare dhe dje dhashë një lajm madhor në Vrapçisht, nesër nënshkruhet kontrata për Korridorin 8, një hap i madh përpara nisjes së punimeve. Nëse në ora 9 ndodh kjo ngjarje, ndërsa pasneser mblidhet komiteti për të nisur negociatat me Bechtel Enka-n që të nisin dhe punimet. Poashtu sot në qeveri miratuam vendimit për nënshkrimin e formimit të teatrit muzikor dhe me këtë plotësohet jeta institucionale kulturore në vendin tonë. Tre seanca të qeverisë dhe asnjë minutë mungesë nuk ka nga ministrat e BDI-së. Sot i miratuam edhe programet, përfshirë arsimin, ambientin, transportin dhe lidhjen dhe gjitha programet tjera që priten të zbatohen këtë vit. Kemi ekip të jashtëzakonshem të ministrave, zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror, drejtorëve, zëvenendësdrejtorave etj… ekipe që qëllim kanë realizimin e projekteve. Sot shqiptarët i kemi ngado, në pozita shtetërore që për shqiptarët dikur ishin ëndërr. Kemi kryetarin e kuvendit shqiptar, Talat Xhaferi tashmë është në mandatin e tij të dytë. Tshmë kemi konsensoalitet të plotë, tashmë asnjë vendim nuk ka qenë kundër shqiptarëve, as anti-shqiptar, Bëmë poashtu regjistrimin e popullsisë pas 20 viteve, ku shqiptarët dolën 19.5 përqind. Jemi ju vetë dëshmitarë për atë se sa po zbatohet dhe sa sukses ka programi I BDI-së dhe për këtë sukses të BDI-së shoh që ka kundërshtime. Fushata të tilla ka pasur gjithmonë sidmos në momente kyçe për vendin. Tashmë kur jemi në prag të ndryshimeve kushtetuese, dalin sulme nga Mickoski me fotografi, Apasievi poashtu merret me BDI. Pse BDI? Sepse BDI është garantues i paqes dhe partnet euro-amerikan, ishte kryetari Ahmeti që ka mbajtur gjallë rrugën e dialogut dhe zgjidhjeve për të mirën e vendit, NATO u bë me Ali Ahmetin! Sot kryetari nisi këtë fushatë për të kuptuar tëgjithë rëndësinë e anëtarësimit të vendit në BE. Jemi në rrugë të drejtë sepse jemi në rrugë të Ali Ahmetit”, tha Grubi.