04/10/2024

Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka në një prononcim në emisionin {Rrethi katror{ në Top Chanel, ka thënë se Agron Neza që është paraqitur si agjent i FBI-së e në të vërtetë s[ka qenë dhe në lojën e tij të mashtrimit, ka tentuar të përfshijë dhe ta fusë në një “kurth” edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njofton indeks.mk

Zeka thotë se Neza ka arritur t[i mashtrojë të gjithë politikanët shqiptarë përveç Ali Ahmetit.

“E kanë hapur lajmin se do të akuzohet edhe Ali Ahmeti. Këto i kanë shkuar edhe Ali Ahmetit por, Ali Ahmeti nuk e ka hëngër këtë”, thotë Zeka.

Ky pohim i Zekës, është konfirmuar edhe nga panelistët e tjerë në emisionin “Rrethi Katror”.