23/02/2024

Nën patronazhin e drejtoreshës së Shkollës Fillore “Ismail Qemali” – Çair, Teuta Hoxha Imeri, sot para nxënësve të grupit letrar dhe arsimtarëve të gjuhës dhe letërsisë të kësaj vatre edukativo-arsimore u zhvillua një orë letrare, bashkëbisedim mes nxënësve me shkrimtaren Mimoza Mustafai- Jonuzi.

Me këtë rast shkrimtarja, nxënësve të pranishëm në këtë orë letrare u dhëroi edhe nga një kopje të librit të saj të fundit “Heshtja vret”.

Drejtoresha Teuta Hoxha Imeri me këtë rast theksoi rëndësinë e leximit të librit në ndërtimin e personalitetit të nxënësve.
“Shumë e rëndësishme është që nxënësit tonë të mbathen me dituri të përgjithshëm. Të lexuarit e sa më shumë librave janë një nga shtyllat për ta ndërtuar një personalitet të mirë profesional”, tha drejtoresha Hoxha-Imeri, dhe shtoi se një nga prioritetet e arsimtarëve të kësaj shkolle është që të kontribojnë në këtë misioion.

Shkrimtarja Mimoza Mustafai -Jonuzi tha se edhe pse në planë të parë ky takim ishte menduar që të promovohet libri “Heshtja vret”, ai u shndërrua përtej kësaj në një bashkëbisedim letrar dhe në një orë diskutimi mbi librin dhe kultivimin e të lexuaritr mes nxënësish.

“Në plan të parë për qëllimi kishim promovimin e romanit ‘Heshtja vret’, por takimi u shndërrua në një debat interaktiv mbi veprat e mija, por edhe të lexuarin e librave në kohën e sotshme. Një faleminderim i veçantë shkonë për drejtoreshën e kësaj shkolle e cila me ide inovative po e çon shkollën përpara”, tha autorja Mimoza Mustafai Jonuzi, pas takimit me nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” – Çair, Shkup.

“Heshtja vret” është romani i fundit i autores, ndërsa kohë më parë ka botuar edhe librin me prozë “Të të quaj, dashur, dhimbje apo jetë!”. Autorja është profesoresh e gjuhës dhe letërësisë shqipe, ndërsa një kohë ka punuar edhe si gazetare.