Princi Harry dhe Meghan Markle janë kryefjala e mediave, në mbarë botën, me emrat e tyre që shfaqen në të gjitha revistat dhe tabloidet. Dokumentari i tyre në Netflix “Harry & Meghan” dhe autobiografia e Harryt, “Spare”, janë diskutuar shumë dhe kanë shkaktuar reagime.
Si dokumentari ashtu edhe libri tejkaluan pritshmëritë e çiftit dhe kjo siç pritej përkthehet në një fluks të madh fondesh në llogarinë e tyre bankare.Pas suksesit të madh, Princi Harry dhe Meghan Markle kanë shpërblyer disa nga stafi i tyre me promovime në organizatën që kanë themeluar të quajtur ‘Archewell’. Në të njëjtën kohë, ata mirëpresin në ekipin e tyre njerëz të rinj, të cilët do të plotësojnë pozita jashtëzakonisht të rëndësishme për kursin e kompanisë. Ndaj çifti investon shumë për momentin në pjesën profesionale./abcnews.al