06/02/2025

Kryetari i Komunës së Bogovinës, njëherë edhe kryetar dege Besnik Emshiu ka qenë nikoqir i takimit që Ali Ahmeti realizoi në komunën e Bogovinës.

Para banorëve, Emshiu ka prezantuar para banorëve të Bogovinës projektet të cilat i ka realizuar Brenda një viti e të cilat kanë pasur mbështetje nga ana e Qeverisë e të cilat kanë përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, njofton indeks.mk

“Qëllimi ynë ka qenë që të bëjmë investime të barabarta madje dhe në vendet rurale. Mund të përmend: Rregullimi i shtratit të lumit në Bogovinë, Stabilizimi i tokës erosive mbështetur nga UNDP, mbjelljen e fidaneve, rregullimi i rrugëve, rikonstruimi i objketeve shkollore, ujësjellësit, rregullimi i ujësjellësit në Pallçisht, ndërtimi i kanalizimit, azhurimi i dokumentacioneve për rrëgullimin e projekteve infrstruktuore dhe urbanistike, ndërtimi I stacionit të zjarrfikësve e shumë projekte tjera”, tha mes tjerash Emshiu duke falënderuar ministrant e përfaqësuesit e Qeverisë për angazhimin maksimal për të ndihmuar e zhvilluar Bogovinën.

Ai megjithatë shtoi se përpos Qeverisë, projekte të shumta janë mbështetur edhe nga ambasada e shoqata ndërkombëtare./indeks.mk/