
Anëtari i degës së Bogovinës, Ilir Elezi, njëherë edhe kryetar i këshillit të Komunës së Bogovinës, në fjalimin e tij para banorëve të Bogovinës ka thënë se dera e Bashkimit Demokratik për Integrim ka qenë gjithmonë e hapur për të gjithë, njofton indeks.mk.
Ai ka deklaruar se është koha të dëshmojmë se sa synojme drejt ideve pro-BE.
“E dini që BDI ka qenë derë e hapur për të gjithë qytetarët, derë e hapur për vizionarët dhe përkrahësit e gjithë atyre që duan të ecin rrugës së liderit tonë Ali Ahmeti. Kur bota po ballafaqohet me sfida të ndryshme, është koha të dëshmojmë se sa synojme drejt ideve pro-BE. Na duhet më shumë se përkushtim drejt realizim të ideve që kemi synim në këtë shekull të ri. Si kryetar i këshillit komunal kam një përgjëgjësi të madhe, por është nder që të punojmë dhe realizojmë projekte për qytetarët tanë”, deklaroi Elezi.