08/02/2025

Ministri i Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinorë, Naser Nuredini para banorëve të Bogovinës, komunë të cilën sonte e vizitoi kreu i integristëve, Ali Ahmeti së bashku me kabinetin qeveritar deklaroi vërenë shumë ndryshime pozitive në shoqëri dhe në jetën e qytetarëve, raporton indeks.mk

Nuredini tha se ndryshimet vërehen duke nisur nga gjuha, shërbimi policor, institucional, flamuri, shkollimi dhe shumë gjëra të tjera

“Duhet arsim më standard të lartë, shëndetësi dhe infrastrukturë. Së pari herë në këto 30 vite kemi siguru mjete për të rregullu çështjen e mbeturinave në shtet, kemi siguruar mjete nga BERZH-i dhe BE, për depone moderne, kontenjera modern që mundësojnë dhe selektim të mbëturinave. Sot fatkeqësisht disa vendbanime ende nuk kanë ujësjellës, kemi siguruar mjete edhe për këtë çështje”, tha mes tjerash Nuredini./indeks.mk/