16/02/2025

Një ndër të ftuarit e sotëm në “Zemër Luana”, me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës, ka qenë këngëtari mjaft i dashur i publikut Ermal Fejzullahu. Një tip sportiv dhe mjaft i pëlqyer, Ermali ka realizuar një lojë me shots-a, ku duhet t’u përgjigjej pyetjeve krijuar nga këngët e tij.

“Nga të gjithë “dostat”, miqtë që ke, cilin do veçoje si mik për kokë dhe cilit do i jepje një këshillë si mik se nuk e ka mirë kështu siç po vazhdon…?”, ka qenë pyetja së cilës Ermali ka refuzuar t’i përgjigjet duke pirë një shots.

Por kaq mjaftoi që të nënkuptohet se miqësia mes Ledrit, Ermalit dhe Lumi B është ftohur, pasi edhe Lumi, i ftuar kohë më parë në “Zemër Luana” ka bërë të njëjtin reagim. Gjithsesi mbetet për t’u parë, se mund të jetë edhe fakti që Ermali thjesht nuk i ka ndarë miqtë e tij nga njëri-tjetri./tvklan.al