Ermal Fejzullahu dhe Labinot Gashi përfunduan në burg në Zvicër! Zbulojnë historinë në “Zemër Luana”

Këtë të diel në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka patur mjaft argëtim dhe një spektakël të vërtetë. Por sigurisht nuk kanë munguar as rrëfimet e sinqerta. Një ndër to ka qenë edhe një histori e Labinot Gashit me Ermal Fejzullahun.

Ermali ka treguar se ka përfunduar 24 orë në burg në Zvicër me Labin, ku shkak është bërë viza e gabuar. Më tej Ermali ka thënë: “Shqiptarët janë spiuna pa lekë, e na kanë paditur”. Të ftuarit kanë treguar po ashtu se brenda qelisë ka patur sekuenca mjaft argëtuese, duke e cilësuar këtë thjesht si një aventurë.

Një moment ky i sinqertë, që duket se tashmë Ermali dhe Labi e kanë kaluar në kujtimet e tyre dhe kanë kaluar vetëm 24 orë, pasi është sqaruar situata që ata kanë lënë qelinë./tvklan.al

Share post: