Konkursi më i madh i hapur ndonjëherë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, u mbyll të hënën e 23 janarit.
Numri i qytetarët që deshën të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës nuk është i vogël, sipas këtij institucioni ushtarak.
Në fakt është më shumë se dyfishi i atyre që u kërkuan me thirrjen më të madhe që kishte bërë ky institucion që nga themelimi.
Sipas gjeneralit Sefer Isufi në konkursin i FSK-së që u hap për 612 ushtarë të rinj aktiv dhe 388 rezervë aplikuan më shumë se 2 mijë qytetarë.
Gjenerali Isufi hedh poshtë deklarimet që afati i këtij konkursi u shtyje për shkak të mosinteresimit të qytetarëve për tu bërë pjesë e FSK-se.
Ky thotë se shkak për këtë ishte mbingarkesa në linkun e hapur për aplikim.
Por, këtë hall ose të tjera që konsiderohet t’i ketë ushtria e vendit, mbase nuk do t’u bije t’i përjetojnë ushtarët e rinj.
Nga FSK thonë se përmirësimi i kushteve të ushtarëve është nga qëllimet kryesore të këtij institucioni, për arritjen e së cilit thotë se po punojnë fortë.Që t’i shijojnë këto kushte, gjenerali njofton që fillimisht aplikantëve do t’u verifikohen dosjet. Pastaj, ata do të ndahen në grupe për t’u nënshtruar testimin fizik, atë të njohurive të përgjithshme, të inteligjencës, intervistës me gojë, e nga fundi edhe ekzaminimeve mjekësore e verifikimit të pastërtisë së figurës.