Kryetari i degës së Gostivarit Valdet Xhaferi në fjalimin e tij para banorëve të Xhermës, Drenovecit, Poroj, dhe Xhepcishtit ka deklaruar se, BDI-ja me procesin “një anëtarë një votë”, siguroi jetëgjatësinë politike.
Sipas Xhaferit, me këto takime të cilat po i realizon BDI-ja po mbështeten masovokisht nga ana e qytetarëve.
Bëhen gjashte muaj që kur realizuam procesin historik në bazë të parimit një anëtar një votë, ku anëtarësia pati rastin të zgjedh përfaqësimin e tyre dhe që nga ajo kohë dëgjoja fjalë që BDI më këtë proces siguroi jetëgjatësi politike. Më këto takimë që po bëhën tani në Tetovë pas Gostivarit, më gëzon prezenca masovike e njerëzve, me ç’rast lideri ynë del dhe bisedon me bashkëqytetarët. Unë dhe Fatoni kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për unifikim të degëve tona, dhe kemi pasur gjithmonë përkrahjen e kryetarit!