Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri duke folur në emër të ekzekutivit, para banorëve të Xhermës, Drenovecit, Poroj, dhe Xhepcishtit ka deklaruar se nga viti 2001 erdhi koha e shqiptarëve.
Kujton se gjatë periudhës së luftës ka qenë nxënës në shkollën fillore dhe se prindërit i thonin se kohëra të mira po vijnë për shqiptarët.
“Në vitin 2001 isha nxënës në shkollë fillore në Strugë dhe në ate kohë pyesnim prindërit se çfarë po ndodh, sepse dëgjonim për luftë e për Shipkovicën dhe at ana thonin se kohë të mira po vinë për në, kohë të mira për shqiptarët. Pra, nga viti 2001 erdhi koha e shqiptarëve, nisur nga marrëveshja e Ohrit dhe proceseve të rëndësishme. Në vitin 2004 kur unë duhet të mbaroja shkollën e mesme, erdhi dhe zyrtarimi i Universitetit të Tetovës, veprim që na lehtësoj studimet në nëj universitet të zyrtarizuar. Kjo është koha e artë ku ne jetojmë, sepse pas UT-së, sot ne me plot mburrje ndërtojmë universitete të reja siç është dhe ai “Nënë Tereza”. Tanimë duhet të flasin universitetet, studentët e profesorët me kualitet sa më të lartë dhe me standard sa më pranë BE-së. Kjo periudhë e artë do vazhdoj edhe më tutje me punë dhe përgjëgjësi. Misionet janë shumë të rëndësishme ndaj duhet punë dhe përkushtim qe të flasin edhe brezat e ardhshëm për vitin 2022-2023 siç flasim ne sot për vitin 2001”, deklaroi Shaqiri.