18/07/2024

Pas takimit me Forumin e Gruas, BDI-ja dhe kreu i sajë, Ali Ahmeti kanë vazhduar takimet me qytetarë të tjerë të Tetovës.

Në këtë takim, të pestin Brenda katër netësh Ahmeti para qytetarëve tha se në figurën e Adem Jasharit sheh mijëra shqiptarët që kanë vdekur për liri.

Ai shtoi se shqptarët gjithmonë kanë pasur dinjitet ndaj kanë dëshmuar se janë dalëzotës të vendit të vet

“Në gjithë këto vite nuk kam regjistrur asnjë humbje, ndaj shumë gazetarë më pyesin se ku qëndon çëlësi i suksesit?, sukses ky i cili nuk ka munguar as në veprimtarinë ilegale politike. I thash gazetarit hajde në Zajas dhe e futa në zyrën time të punës, e pa Adem Jasharin, librat e bibliotekës sime e poashtu edhe shkopin me të cilin dikur kam ruajtur dhentë. I thash se tek kjo zyrë fillon çëlësi i suksesit tim, që nuk e harroj as të kaluarën e as idealin për kombin tim, sepse shqiptarët për çdo arritje kanë derdhur djersë e gjak! Mund ti ndaj dy gjëra që në i kemi fituar. E para, kur vjen vera korriku dhe gushti vendet tona janë kuq e zi me flamura që marrin nuse, kur do të ndërtohet tashmë objekti i Universitetin Nënë Tereza, kur shoh Universitetin e Tetovës dhe këto janë avansime. Tek e dyta përfshi edhe ministrat, zëvendësministrat e drejtorët tanë që më bëjnë të jem faqëbardhë edhe karshi ndërkombëtarëve”, deklaroi Ahmeti.