Deputetja e BDI-së, nga Tetova, Rina Ajdari në fjalimin e sajë para banorëve të Tetovës duke folur për aktualitetin politik dhe veprimin e deputetëve në Kuvendin Republikan ka deklaruar se RMV-ja është para një hapi të rëndësishëm, ku edhe priten edhe reformat po edhe ndryshimet Kushtetuese.
Sipas Ajdarit, ky hap është integrimi i vendit në Bashkimit Evropian.
“Ne shqiptarët gjithmoën kemi qenë pro-europian, dhe për këtë lideri ynë po vazhdon të përmbush një mision të rëndësishëm të kohës, ndaj nuk kan faj kur e quajnë Ali Ahmetin si rilindasin e fundit. Neve na duhet uniteti dhe bashkimi për ti tejkaluar sfidat, sepse në Ballkan shumë lehtë mund të ndizen zjarre, ndaj na prifte e mbara!”, deklaroi Ajdari.