16/03/2025

Anëtari i kryesisë qëndrore të BDI-së, Resi Abduramani në fjalimin e tij para banorëve të Tetovës, respektivisht para banorëve të Xhermës, Drenovecit, Poroj, dhe Xhepcishtit ka deklaruar se BDI-ja në rrugëtimin e saj është përballur më të gjitha sfidat dhe ka dalë me sukses.

Sipas tij cdo ditë që vjen bëhët avancimi i shqiptarëvë në Maqedoni dhe kjo na bën krenar.

“Në gjithë këto vite janë themelu institucione që udhëhiqen nga shqiptarët. Kur Ali Ahmeti bëri deklaratën për Ukrainën, shuëm skeptik e morën në forma të ndryshme, mirëpo z.Ahmeti vërtetoi se ishte largpamës dhe vizionar jo vetëm në politikën vendore. Jetojmë në periudhe krize, ndaj kërkoj të jemi sa më unik dhe solidar, me të kujdesshëm dhe vetëm kështu do të kalojmë sfidat dhe do dalim më të fërtë”, deklaroi Abduramani, shkruan indeks.mk.