Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, njëherë edhe kryetar dege i kësaj partie në Tetovë ka deklaruar para banorëve tha se ideja e kryetarit, Ali Ahmeti “Bashkë për Europë”, po mbështetet dhe përqafohet më tepër e më tepër nga ana e qytetarëve.
Pas takimit që BDI-ja në Tetovë pati me Forumin e Gruas, Ahmeti deklaroi se BDI-ja nga këto takime do të dalë edhe më e fuqishme.
“Në këto takime tradicionale, kemi kënaqësinë që të kemi në mesin tonë liderin Ali Ahmeti, vizionarin dhe prijësin e proceseve madhore, i cili tashmë synim ka që vendin ta sheh në BE. Jo rastësisht idejat e z.Ahmeti përkrahen, sepse edhe populli e sheh veten pjesë në BE. Jemi ne ditëne katërt tashmë dhe po shpalosim ide e po dëgjojmë mendime qytetare, ndaj edhe sonte jemi këtu për të dëgjuar zërin tuaj për një BDI më të fuqishme drejt rrugës së integrimit të vendit”, tha Ahmeti.