Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij para grave të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ka deklaruar se është krenarë dhe i lumtur me ekipin që drejton, raporton indeks.mk.
Pavarësisht mos-pajtimeve që ekzistojnë, Ahmeti thotë se ky ekip qeveritarë ka drejtuar e menaxhuar me shumë sukses sfidat me të cilat po përballet vendi po edhe rajoni.
“Me anëtarësimin në BE fitojmë ne, sepse krijojmë kushte që të ndalohet migrimi dhe të kthejmë njerëzit tanë që u larguan. Deri më tani kemi realizu shumë takime në kuadër të kësaj agjende, kemi dhënë e kemi marrë mendime nga shumë njerëz, mirëpo mund të them se kemi kryer shumë punë të mëdha, sepse shqiptarët sot i ke në pozita udhëheqëse, në fuksione me plot përgjëgjësi. Uroj të nisin punimet për korridorin 8 sepse ka pasur vonesa administrative, Rruga e Arbërit poashtu, Qarkorja e Shkupit/Bllacë dhe projekti në Kërçovë nga BERZH-i. Jam krenar me ekipet që drejtojnë këto punë. Kriza globale na ka goditur edhe neve, mirepo fale dijes dhe përgaditjes së ekipeve tona ne kemi tejkaluar këto problematika dhe kemi menaxhuar më mirë së vendet e rajonit”, deklaroi Ahmeti.
Kujtojmë, BDI-ja për të dytën javë me rradhë është në terren dhe po zhvillon takime me qytetarë e strukturat e veta. Javën e parë takoi banorët dhe qytetarët e Gostivarit, nesër ajo përmbyllë takimin një javorë me banorët dhe strukturat e saja në Tetovë dhe pritet që edhe ditëve po edhe javëve në vazhdim ta bëj të nëjtën duke bërë një “parafushatë” sic e quajti Ahmeti të fushatës për integrim sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian