06/10/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij para grave të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë ka thënë se është e pakuptimtë se pse qytetarët maqedonas nuk po pajtohen me zbatimin e Marrëveshjes me Bullgarinë dhe ndryshimet Kushtetuese, raporton indeks.mk.
Ai ka shtuar shqiptarët kanë qenë gjithmonë miq dhe kanë mbështetur komunitetin maqedonas në sfidat e tyre sepse Ahmeti thotë se Maqedonia është shtet i përbashkët i të dy kombeve. Sipas Ahmetit, shqiptarët po edhe maqedonasit janë bashkë në NATO dhe në BE.
“Do e hedh poshtë tezën e Meritës që tha se burrat luftojnë e gratë bëjnë paqen! Unë jam I mendimit që burra e gra kanë luftuar bashkë për të pasur paqe, andaj përfaqësimi I grave duhet të jetë sa më I madh e jo bazuar vetëm në ato ndarjet proporcionale që janë shkruar. Shumë teori janë shkruar e thënë si Cubroloviqi, thonin se duhet vrarë nënat shqiptare e jo vetëm djemtë e burrat, sepse këto nëna lindnin heronjë që ishin arsyeja e dështimit të pushtuesve tanë. Kemi kaluar regjime të ndryshme, me elaborate se sit ë mbetet në errësirë gruaja shqiptare, shumë fjalë të tipit: Mos i shkolloni sepse dalin imani, vrisni gratë e shumë gjëra të ngjajshme, pra kombi ynë ka provuar në shpatulla regjime të egra. Ndaj burra e gra krah për krah, ne e kemi për obligim të punojm e të luftojmë për gra me të drejta të barabarta ashtu siç ju ka hije. Nuk jemi në fushatë, por mungesa e takimeve është vërejtur që nga koha e pandemisë, ndaj rikthehemi te takimet tradicionale. Jemi në një situatë ku kërkohet zgjidhje, ashtu siç kishim problem me çështjen e emrit, tani kemi me ndryshimet kushtetuese, ndaj është politizuar shumë shoqëria e bashkëqytetarëve tane. Po shkruajnë letra nga publicitët maqedonas që sikur unë nuk jam në përkrahje të bashkëqytetarëve të mi! E kanë gabim sepse I kam përkrahur dhe I përkrah, sepse në NATO nuk jemi të ndarë por jemi bashkë, në BE do jemi bashkë, ndaj dhe problemet duhet ti zgjidhim bashkë. Po na dalim problematika që mund të na vështirësojnë këtë proces, po hapen problemet e Marrëveshjes së Shën Stefanit. Problemet historike unë I kam foluar dhe me partitë tona politike, ju kam thënë të mendojmë dhe të bëjmë vlerësim shkencor të situatës, sepse asgjë nuk humbën as nga Marrëveshja e Ohrit, as nga ajo e Prespës, përkundrazi ne fituam anëtarësimin në NATO, ndaj dhe me marrëveshjen me Bullgarinë në nuk humbim asgjë, përkundrazi legjitimojmë identitetin e bashkëqytetarëve tanë”, tha Ahmeti.
Kujtojmë, BDI-ja për të dytën javë me rradhë është në terren dhe po zhvillon takime me qytetarë e strukturat e veta. Javën e parë takoi banorët dhe qytetarët e Gostivarit, nesër ajo përmbyllë takimin një javorë me banorët dhe strukturat e saja në Tetovë dhe pritet që edhe ditëve po edhe javëve në vazhdim ta bëj të nëjtën duke bërë një “parafushatë” sic e quajti Ahmeti të fushatës për integrim sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian