18/01/2025

Kryetarja e Forumit të Grave Merita Mustafai në takimin që BDI-ja ka zhvilluar me këtë forum në Tetovë ka deklaruar se, gruatë shqiptare janë dëshmuar se janë të zonja për të udhëhequr procese, raporton indeks.mk

Mustafai ka thënë se prania e gruas në politikë tregon një fuqi më shumë,

“E vlerësuar si qenia më aktive e njerëzimit, gruaja ka dëshmuar se është e zonja për tëudhëhequr procese. Prania e gruas në politikë tregon një fuqi më shumë, sepse gratë vendosin paqen. E kam për obligim moral që kryetarit Ali Ahmeti t’I jap porosinë që gratë janë së bashku me ju në frontin për Bashkimin Europian. Kemi shumë gra të përgaditur nga të gjitha gjeneratat, që janë të gatshme për të përballuar sfidat dhe çuar proceset përpara. Gratë janë palca dhe gardiani i kombit. Duhet të punojmë sot që nesër pasardhësit tanë të jenë krenar më në që punuan e sakrifikuam sot që ata të kenë një jetë më të mirë. Faleminderit të gjitha grave që nuk u kursyen e as nuk u dorëzuan kurrë!”, tha Mustafai.