Ajdari: Vendi po edhe kombi ynë u formuan e forcuan nga gratë e forta

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari në fjalimin e sajë gjatë takimit me Forumin e Gruas në Tetovë ka deklaruar se zërat dhe guximi I grave janë thelbësore për të drejtat e grave, raporton indeks.mk

Ajo ka theksuar shumë punë që ndoshta nuk mund ti bëjnë burrat në poltikë, po i kryejnë gratë.

“Mos përfaqësimi i grave minon vlerat demokratike, sepse gratë luajnë rol madhor në politik bërie. Në politikën tonë ne duhet të mbrojmë kuotat përfaqësuese për gratë nëpër institucione apo politikë. Politika e liderit tonë vendosi themelet për përfaqësimin e grave në politikë. Gruaja në politikë është vlerë për demokracinë, paraqet bashkëpuni e dialog. Shumë punë që ndoshta nuk mund ti bëjnë burrat në poltikë, po i kryejnë gratë. Zërat dhe guximi I grave janë thelbësore për të drejtat e grave në përgjithësi. Të dashura motra, një grua e vetme ka fuqi, por së bashku ne kemi ndikim. Të mbështesim ata që kanë nevojë dhe të ushëzojmë gratë drejt suksesit. Në mund të i’a dalim mbanë, jo vetëm duke ëndërruar për sukesit por duke punuar për të. Kombi ynë I ndërtua nga gra të forta, ndaj në do shembim muret dhe thyejmë stereoptipet”, deklaroi Ajdari.

Share post: