23/02/2024

Policia në Gjilan ka arrestuar të dyshuarin, F.H., pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në dy vepra penale në shtator të vitit 2020.

“Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ‘Vjedhje rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës”, i ndodhur me datën 14.09.2020, në një lokal afarist në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.

I njëjti po ashtu ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë. /Zëri