Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është plotësisht dakord me deklaratën e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, që të ecet përpara me diskutimet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Chollet njoftoi dje se ka folur me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë diskutuar për propozimin evropian dhe krijimin e Asociacionit.
“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asoaciacionin”, ka shkruar Rohde.Ambasadori gjerman e ka mirëpritur pranimin e ftesës nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, për të marrë pjesë në diskutimin për Asociacionin më 31 janar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.
Përveç Rashiqit, në këtë diskutim janë ftuar të marrin pjesë edhe zyrtarët e tjerë qeveritarë, partitë opozitare e shoqëria civile.