
Një shqiptar dhe një grek u kapën pas një ndjekje të policisë në një aksion antidrogë, tipike si në filma.
Makina me drogë u evidentua nga policia në zonën e Thesprotisë.
Ndonëse iu bë thirrja për të ndaluar, shqiptari dhe greku kanë bërë të kundërtën duke u future në korsinë e kundërt në Igumenicë.
Ndjekja e cmendur e dy trafikanteve është bërë dramatike në një stacion pagese të rrugës në Drosoxor, aty kun is autostrada me pagese drejt Selanikut.
Makina ka thyer trarët duke u futur pikërisht në korsinë normale të rrugës që të çon në Selanik.
Mirëpo thyerja e trareve ka dëmtuar makinën e trafikanteve, pasi gomat janë carë duke bërë që ndjekja të ndalej pranë Metsovos.
Në përfundim të aksionit, forcat e rendit prangosën një adoleshent grek dhe të ri shqiptar, në makinën e të cilëve u zbulua 50 kg kanabis.