Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë që kjo komunë nuk ka bërë rritje të normave tatimore, por vetëm e ka ndryshuar vlerësimin e pronave.
Sipas tij, një gjë e tillë ka rezultuar me rritje të faturave të tatimit në pronë.
“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë rritje të normave tatimore. Ajo çfarë ka ndryshuar është vleresimi i pronave të Komunës së Prishtinës, vlerësim ky që bëhet nga Ministria e Financave, dhe rrjedhimisht kanë rezultuar me rritje të faturave të tatimit në prone”, ka shkruar Zogaj në Facebook.
“Ne kemi kerku rivleresim nga Ministria e Financave, sidomos në këtë kohë krize”, ka shkruar Zogaj, në një postim në Facebook.