“Me çdo kusht duhet të ruajmë orientimin euro-perëndimor të vendit”, kështu tha deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Rina Ajdari në fjalimin e saj para qytetarëve të Tetovës në kuadër të takimit “Bashkë për Europë”.
“Momenti i politikës gjeostrategjike ka ardhur me hapjen e rrugës për nê BE. Po jetojmë një periudhë shumë të rëndësishme për vendin. Në këtë kohë duhet pa mëdyshje duhet të bëjmë çmos të ruajmë prioritetin dhe qëndrimin e orientimin pro-perëndimor për jetë e sistem cilësorë, ekonomik e social. Fillimi i procesit të skriningut një fazë e re. Tani jemi shndërruar në një partner të BE-së. Fokusi dhe prioriteti ynë i ri është realizimi i ndryshimeve kushtetuese”, tha mes tjerash Ajdari.