07/10/2024

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, në fjalimin e sajë para banorëve të Tetovës ka thënë se integrimi në BE është obligim dhe përgjegjësi.

“Momentumi i politikës gjeostrategjike ka ardhur me hapjen e rrugës për në BE. Po jetojmë një periudhë shumë të rëndësishme për vendin. Në këtë kohë duhet pa mëdyshje duhet të bëjmë çmos të ruajmë prioritetin dhe qëndrimin e orientimin pro-perendimor për jetë e sistem cilësor, ekonomik e social. Fillimi i procesit të skriningut një fazë e re. Tani jemi shndérruar në një partner të BE-së. Fokusi dhe prioriteti ynë i ri është realizimi i ndryshimeve kushtetuese”, tha mes tjerash Ajdari.

Ndryshe BDI-ja sot në Tetovë ka filluar takimet me qytetarët e të njejtat do ti vazhdojë deri të premten.