15/07/2024

15 shtëpi janë në ujë në Obot të Shkodrës, pas reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

Aktualisht janë 1,400 hektarë tokë e përmbytur, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 centimetër, ka rënie me 15 cm me orën 18.00 të një dite më parë, raporton Top Channel.

Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, edhe pse ka rënie të nivelit prej 40 cm.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 5.85, ka rënie me 45 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 metër.

Niveli i Liqenit shënon 8.40 m, ndërsa ka rënie prej 10 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.