Sali Berisha flet për Luiz Ejllin: E njoh që moti, e falënderoj për dollinë

Luizi është shndërruar në një nga personat më të përfolur në media.

Ai në ditëlindjen e Kiarës ka përshëndetur Sali Brishën, ku edhe ka treguar mbështetjen për të dhe ngriti një dolli.

I ftuar në Syri.tv, Berisha tha se Ejlli ka përdorur gjithë talentin e tij të pamohueshëm për të tërhequr fansa në mënyrë të shpejtë, teksa e ka falënderuar për dollinë që Luizi ka ngritur për të.

“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falënderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.

Ndryshe, Luizi konsiderohet si një nga favoritet kryesore për çmimin e madhe prej 100 mijë eurosh.

Share post: