Haradinaj: Vërshimet kanë marrë përmasa të një fatkeqësie natyrore, qeveria të krijoj Fond Emergjent

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vërshimet në Kosovë tashmë i kanë marrë përmasat e një fatkeqësie natyrore në nivel kombëtar.

Haradinaj tha se pas situatës së krijuar, është paraqitur nevoja e menjëhershme të krijimit të një Fondi Emergjent nga ana e qeverisë.

“Informatat nga terreni flasin për një gjendje tejet të rëndë të mijëra familjeve, të cilat po përballen me mbijetesën. Qytetarët kanë nevojë për strehim, për ushqim, për ilaçe dhe veshmbathje. Ata kanë nevojë për ndihmën e shtetit”,, është shprehur Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

Kreu i AAK-së tha se fitore e qeverisë mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e jo përmbyja e Projektligjit për Trust-in.

“Bëni diçka në jetën tuaj për qytetarin, sepse shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes”, shkroi ai.

Share post: