03/10/2024

Një person është arrestuar sot pas mesnate në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak.

Policia ka njoftuar se i ndaluari është një 33-vjeçar shqiptar, me inicialet L.Gj. dhe i njëjti kërkohej me urdhër arresti nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Podujevë.

“Më 20.01.2023, rreth orës 00:30, në Pikën e Kalimit Kufitar – Bërnjak është ndaluar personi L. GJ., mashkull/kosovar shqiptar, i lindur në vitin 1989 në Pejë. I njëjti është ndaluar meqë kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega Podujevë. Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.