Bujanoc, 20 janar – Dje është gjetur i vdekur një shtetas i Maqedonisë në një banesë në Bujanoc të Serbisë, informon Zhurnal.
Bëhet fjalë për 30 vjeçarin nga Shkupi me iniciale A.R. Banesa ku është gjetur trupi i tij ka qenë e huazuar me qera.
Policia e Bujanocit ka njoftuar Prokurorin në Vranjë se është gjetur trupi i një personi të panjohur. Pasi është kryer ekspertizë nga ekipet në detyrë, në prezencë të mjekut gjyqësor, është konfirmuar se bëhet fjalë për A.R (30) nga Shkupi.
Pasi është kryer ekspertiza, nuk janë gjetur shenja dhune ndaj tij.//Zhurnal.mk