23/02/2024

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë sanksionuar gjithsej 505 vozitës të cilët i kanë
drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit në rajonin e gjerë të Tetovës, ose 37 më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Të gjithëve janë larguar nga trafiku dhe përkohësisht iu është konfiskuar patentë shoferi dhe janë përgatitur parashtresat përkatëse, për të cilat janë paraparë gjoba prej 225 deri në 375 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga shkalla e dehjes nga alkooli.

Gjoba, ndërkaq, për ata që nuk kanë pranuar të bëjnë alko-test është 500 euro në kundërvlerë denarë.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë edhe një herë rikujton dhe këshillon shoferët që të përmbahen nga
konsumimi i pijeve alkoolike nëse planifikojnë të drejtojnë automjete ose nëse tashmë kanë konsumuar
të mos ulen në timon.

Sepse alkooli zvogëlon aftësinë e tyre për të vozitur dhe vë në rrezik sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Kjo vlen veçanërisht për shoferët fillestarë të rinj dhe të papërvojë, por edhe në përgjithësi. Vitin e kaluar, për këto apo të tjera lëshime dhe mangësi, janë përjashtuar nga trafiku 453 shoferë fillestarë.