23/02/2024

Një 20-vjeçare është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë gjurmë.

Nëna e të resë, 46 vjeçarja me iniciale A.M ka bërë denoncim në polici.
Blutë bëjnë me dije se janë vënë në kërkim të vajzës 20-vjeçare dhe po punohet për gjetjen e saj.

Më datë 19.01.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja A. M., 46 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë, Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 20 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.