19/04/2026

Është gjetur 12 vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.Ai tha se vajza është gjetur pa lëndime dhe tash është në shtëpinë e saj.

Babai i 12 vjeçares kishte thënë se vajza ishte nisur në shkollë dhe nuk është kthyer.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhej në njoftimin e policisë./Express/

download