19/04/2026

Për cështjen e urë së Ibrit dhe paralajmërimin nga qeveria për hapjen e saj për qarkullimin e automjeteve ka diskutuar presidentja Vjosa Osmani në një takim që ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Sipas njoftimit Osmani në takim ka përsëritur qëndrimin e saj se çështja e hapjes së urës nuk duhet assesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë.

“Presidentja ka ritheksuar se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”

Sipas saj hapja e urës është në interes të të gjithë qytetarëve, por suksesi I qëndrueshëm arrihet bashkë me aleatët.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë”, ka shkruar Osmani.

Qeveria e Kosovës muaj më parë ka paralajmëruar hapjen e urës që e ndan qytetin e Mitrovicës së jugun dhe atë të Verut por është kundërshtuar nga faktori ndërkombëtar.

Ata kanë shfaqur drojën se hapja e urës mund të nxis tensione të reja ndëretnike ndërsa rrezikohen ushtarët e NATO-s.