19/04/2026

Janë arrestuar dy burra pasi që dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri tjetër, të enjten në Podujevë.

Policia bënë të ditur se i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim për media.

Policia rastin e ka cilësuar “Vrasje ne tentativë”./21Media