20/04/2026

Në emër të tij dhe të partisë, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ismail Kadaresë, në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë.

”Vdekja e Kadaresë është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, shtetin e popullit shqiptar, por edhe për lexuesit kudo në botë, të cilët takimin e parë me shkrimtarin dhe intelektualin ikonë të kombit tonë e patën në rreshtat e dhjetëra veprave të tij”, ka shkruar Krasniqi.