19/04/2026

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën Preshevë-Gjilan, nga njësitet e lartpërmendura është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishin të ngarkuar rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS dhe AIR JORDAN.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës. /Klankosova.tv