Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan është pritur dje në mbrëmje nga kryeministri Edi Rama.
Palët nuk kanë dhënë detaje për atë çfarë u bisedua në këtë takim. Kreu i qeverisë shqiptare nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamjet e takimit duke vlerësuar figurën e kryediplomatit turk.
“Takim si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare”, shkruan ndër të tjera Rama.
Klan News
