Një person dyshohet se është grabitur nga disa persona të hënën mbrëma në Fushë-Kosovë.
Policia ka njoftuar të martën se viktima është futur me forcë në një veturë nga të dyshuarit, të cilët e kanë larguar nga vendi ku ka ndodhur grabitja.
Në njoftimin e Policisë thuhet se njësitë policore kanë hasur në viktimën në rrugë gjatë patrullimit të tyre.“Dyshohet se të përfshirë kanë qenë disa të dyshuar kosovarë, të cilët viktimës i kanë marrë edhe disa gjësende personale dhe disa para”, thuhet në njoftim.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, ndërsa një person i dyshuar është dërguar në mbajtje.
