19/04/2026

Dy prej tre të arrestuarve për grabitjen e një argjendarie në Suharekë kanë dalë para gjyqit.

Ata u arrestuan dje nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi sot edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.

Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e lënduar një tjetër.

Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.