20/04/2026

Pronari i kompanisë “Sharr Travel” Ruzhdi Kurtishaj ka pritur në takim lamtumirës ish- ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin që kanë pasur të dyja vendet gjstë kohës sa Minxhozi ishte ambasador.

“Shqipëria ka ditur të prodhojë njerez të mëdhenjë. Po arrijmëë që një ditë të jemi lider për turizim. Ka qenë një punë e madhe. Ju keni qenë iniciator që kemi një liberalizim të tregut turistik. Të falënderoj shumë që Sharr Travel ka qenë pjesë e punës së kampanjës së madhe” ka deklaruar Kurtishaj.

Sipas Kurtishajt, Minxhozi ka treguar dashuri të madhe për të gjithë shqiptarët.

Kurse, ish ambasadori Minxhozi ka thënë se kanë qenë lehtësuës për çështjen sa i përket turizmit.

“Jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria dhe Kosova kanë ecë përpara dhe do të ecin edhe më tutje por kjo do të arrihet falë bashkëpunimit edhe më të madh” ka deklaruar ai.

“Me respekt për kompaninë tuaj për zhvillimin e turizimit. Kam kaluar një pjesë të jetes sime në një vend të mirë që ma ka fal dashuri e gjithçka” ka deklaruar Minxhozi

Kurtishaj krejt në fund ka ndarë edhe dy mirënjohje në shenjë falenderimi për Minxhozin./FrontOnline